Nga LSDM kanë thonë se pushteti lokal në Shkup, i kryesuar nga OBRM-PDUKM dhe “E Majta” ka dështuar pas paraqitjes së dobët në menaxhimin e situatës pas stuhisë në Shkup.

Nga LSDM thonë se vetëm policia dhe institucionet e pushtetit qendror ishin në terren ndërsa sipas tyre pushteti lokal nuk gjendej askund.

“Pushtetet lokale të udhëhequra nga OBRM-PDUKM dhe drejtorët e ndërmarrjeve publike dështuan gjatë stuhisë që goditi Shkupin dhe rrethinën dje pasdite. Shkupi u përmbyt, rrugët, bulevardet, nënkalimet nën ujë, pemët dhe degët e rëna, trafiku i penguar dhe i vështirësuar, ndërsa pushteti lokal me në krye OBRM-PDUKM-në nuk gjendej askund.

Mbi 10.000 shtëpi u përmbytën dhe N.P. Ujësjellësi nuk bëri asgjë. Shihet se as kanalet dhe as pusetat nuk janë kontrolluar në kohë dhe nuk janë pastruar siç duhet. Vetëm policia dhe institucionet e pushtetit qendror ishin në terren, ndërsa pushteti lokal nuk gjendej askund. Me një fjalë, dështim i plotë i kuadrove të Mickoskit nga OBRM-PDUKM dhe “E Majta” që janë pushteti lokal në Shkup”, thonë nga LSDM./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post LSDM: Pushteti lokal i udhëhequr nga OBRM-PDUKM dështoi me menaxhimin gjatë stuhisë në Shkup appeared first on Telegrafi.