LSDM-ja ka shprehur shqetësim serioze për gjendjen katastrofike në Klinikën e Onkologjisë në Shkup, ku pacientët nga mbarë Maqedonia përballen me mungesë të barnave jetëshpëtuese, mungesë të personelit shëndetësor dhe kushte elementare për trajtim.

“Kjo situatë është rezultat i paaftësisë dhe pakujdesisë së qeverisë së udhëhequr nga OBRM-PDUKM dhe ministrit Taravari, i cili shëtit nëpër Uashington dhe poston fotografi ndërsa pacientët vuajnë.

Mungesa e barnave, mungesa e stafit dhe mospërfillja e dukshme e nevojave të pacientëve janë tregues i drejtpërdrejtë i shkatërrimit të sistemit shëndetësor nën drejtimin e kësaj qeverie.

Premtimet e tyre për reforma dhe përmirësime në shëndetësi doli të ishin një tjetër gënjeshtër boshe.
Derisa zyrtarët e qeverisë shpenzojnë paratë publike për luks, mobilie, vetura dhe imagjinojnë avionë të rinj për ministrat, qytetarët e vendit po paguajnë me gjënë më të shtrenjtë, shëndetin e tyre”, akuzojnë nga LSDM.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

LSDM kërkon reagim urgjent për blerjen e ilaçeve thelbësore dhe rritjen e personelit në Onkologji./Telegrafi/

The post LSDM: Qeveria ka shkatërruar sistemin shëndetësor në vend appeared first on Telegrafi.