
Opozitarja LSDM ka kërkuar hetim të ri nga Prokuroria për certifikatën gjuhësore të Drejtorit të Agjencisë së Sigurisë Nacionale Bojan Hristovski, pas hetimit të BIRN-it, ka njoftuar zëdhënësja e LSDM-së Bogdanka Kuzeska.
Ajo thotë se Hristovski e ka marë certifikatën e gjuhës nga shtëpia, ndërsa në një intervistë mediatike ka thënë se provimin e ka dhënë nëpërmjet studios së gjuhës “Julija” në Plovdiv të Bullgarisë.
“A gënjeu Hristovski për të mbuluar skandalin? Për më tepër, Hristovski i dha të tre pjesët e provimit, lexim, dëgjim dhe shkrim, në të njëjtën datë, më 22 mars 2022 dhe ai e dha pjesën “e të folurit” pesë ditë më parë. Kjo është kundër rregullave të ETS, ku testi zgjat rreth dy orë për të katër pjesët, ndërkaq pushimet janë të ndaluara”, tha Kuzeska.
Kuzeska shtoi se vetë dokumenti thotë se rezultatet e certifikatës janë të vlefshme për 2 vjet, që do të thotë mars 2024 ndërsa Hristovski është emëruar drejtor në tetor 2024, që siç thotë ajo do të thotë shtatë muaj pas datës së skadimit dhe se certifikata e paraqitur nga Hristovski është gjithashtu e skaduar.
“Një fakt kyç është se kodi i qendrës së testimit i listuar në certifikatën e Hristovskit nuk është nga Plovdivi, siç pretendoi ai, por nga Sofja, dhe nuk ka lidhje me studion “Julia” të cilës i referohet drejtori i AN-së. Përveç kësaj, dokumenti që tregon rezultatin e tij është një version që kandidati mund ta printojë vetë, pa asnjë garanci për autenticitetin nga ETS”, shtoi ajo.
The post LSDM: Shefi i shërbimit inteligjent, Bojan Hristovski ka dokumente të falsifikuara gjuhësore appeared first on Telegrafi.