Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se ata me shumicën parlamentare në vazhdimësi dëshmojnë se janë në anën e punëtorëve.

“Kuptojmë në mënyrë të plotë kërkesën e Lidhjes së Sindikatave për debllokimin e ligjeve që janë në interes të punëtorëve. Punëtorët me të drejtë kërkojnë mbrojtje, ndërsa LSDM dhe shumica stabile parlamentare janë i vetmi opsion për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se shumica e udhëhequr nga lSDM do t’i përmbushë kërkesat e sindikatave dhe punëtorëve.

“Dita e diel ditë pushimi, pagë më të lartë minimale janë e vetmja vetëm me shumicën parlamentare dhe qeveri të udhëheqhur nga LSDM”, thonë nga LSDM.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ata në fund shtojnë se bllokimet e opozitës do të mposhten dhe se shumica kuvendare e LSDM-së do të sigurojnë që dita e diel të jetë ditë pushimi si dhe paga më të larta për punonjësit./Telegrafi/

LSDM: Shumica parlamentare e udhëhequr nga ne do të sigurojë që dita e diel të jetë ditë pushimi shkruan Telegrafi.