Kryetari i Komisionit për Punë dhe Politikë Sociale, Milan Zhivkoviq në konferencë për shtyp publikisht pyeti deputetët e opozitës çfarë kanë kundër që punëtorët të marrin ditën e diel si ditë pushimi dhe dhe pse janë kundër që 92% e punëtorëve ta marrin ditën e diel si ditë pushimi.

“E dimë pse deputetët e OBRM-PDUKM-së, Aleancës për Shqiptarët dhe “Të majtës” bllokojnë ligjet në Ligjin për marrëdhënie pune: këtë e bëjnë që të mos ketë punëtorë më produktiv dhe më të kënaqur”, tha Zhivkoviq.

Ai shtoi se të njëjtat ndryshime i bllokojnë edhe për ndryshimet ligjore ku 4.700 mësimdhënës marrin vendim për punësim.

“Të njëjtit bllokojnë Propozim-ligjin për heqjen e interesave në borxhe ku mbi 150 mijë qytetarëve do t’u ndihmohet për ta zgjidhur problemin me pagesën e votuar në ndërmarrjet publike”, tha mes tjerash ai.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në fund tha se opozita me siguri do të përpiqet ta bllokojë pagën minimale prej 18 mijë denarëve që është planifikuar për vitin 2022./Telegrafi/

LSDM: Shumica stabile parlamentare do të sjell pagë minimale prej 18 mijë denarëve dhe ditë e diel si ditë pushimi shkruan Telegrafi.