Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska, ka deklaruar sot se në Ministrinë e Brendshme me tenderin prej një milion dollarësh për organizimin e provimeve për patentë shofer, ka dyshime për korrupsion dhe duhet të sqarohet.

Ajo ka akuzuar se pas këtij rasti qëndron një këshilltar i OBRM-PDUKM-së.

“Skandali në Ministrinë e Brendshme me tenderin prej një milion dollarësh për organizimin e provimeve për patentë shofer, ka dyshime për korrupsion dhe duhet të sqarohet plotësisht. Një kompani e sapokrijuar, pas së cilës qëndron një këshilltar i OBRM-PDUKM-së, mori një biznes prej një milion dollarësh nga Ministria e Brendshme. Praktikisht të gjitha provimet për patentë shofer në Manastir, Prilep dhe Resnjë iu besuan kësaj kompanie të afërt me Qeverinë, me një monopol pesëvjeçar. LSDM-ja reagoi ndaj këtij skandali, duke kërkuar reagime nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, nga Prokuroria Themelore dhe nga të gjitha institucionet kompetente”, deklaroi zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska.

The post LSDM: Skandal në MPB me tenderin një milion dollarësh për organizimin e provimeve për patent shofer appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";