Kanë vazhduar edhe sot reagimet në lidhje me incidentit që ndodhi më 1 gushtë në aeroportin e Shkupit, ku Presidentes së Kosovës ,Vjosa Osmani, sigurimi i aeroportit tentoi t’i marrë telefonin privat, gjë që shkaktoi përplasje mes tyre.

Nga opozitarja LSDM presin që Ministria e Punëve të Brendshme dhe kontrolli i brendshëm sa më shpejt të dalin me informacione të detajuara për opinionin se çfarë ka ndodhur saktësisht në aeroportin e Shkupit. Ata theksoijnë se skandali në aeroport nuk mundet të anashkalohet dhe se LSDM i ka të gjitha informacionet.

LSDM

LSDM ka informacione të plota se çfarë ka ndodhur saktësisht dhe nëse MPB-ja tenton të plotësojë faktet, gjithçka do të publikohet. Hetimi i këtij rasti nuk duhet të paraqesë asnjë problem për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Prokurorinë sepse aeroporti është nën vëzhgim të plotë me video dhe pa problem mund të përcaktojnë të gjitha detajet”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkaq, kanë reagur edhe Bashkimit Demokratik për Integrim, të cilët theksojnë se Presidenca e Kosovës i ka zbuluar të gjitha gënjeshtrat e siç thonë ata, vazalëve nga VLEN.

BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM

Komunikata e djeshme e presidencës kosovare i zbuloi të gjitha gënjeshtrat infantile të vazalëve puthadorë dhe shërbëtorë nga VLEN për ta heshtur dhe minimizuar skandalin më të madh diplomatik në historinë e vendit. Të gjithë eksponentët e VLEN kishin nga një skenar arsyetues, ndryshe nga njëri tjetri, dhe që të gjithë u demantuan nga Presidenca e Kosovës, nga MPB dhe nga koncesioneri TAV”.

Sipas BDI-së, ky skandal, medoemos duhet zbardhur gjer në fund dhe përgjegjësi politike duhet të bartin menjëherë Astrit Iseni nga MPB dhe Afrim Gashi nga Kuvendi. /Shenja

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post LSDM: Skandali në aeroport nuk duhet të anashkalohet, i kemi të gjitha informatat e incidentit appeared first on Telegrafi.