Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes Kongresit online, sot do të zgjedhë zëvendëskryetarin e partisë dhe anëtarë të Këshillit Qendror.

Pas Kongresit, vijojnë mbledhjet ku zgjidhen nënkryetarët e partisë, sekretari i përgjithshëm, sekretari organizativ, sekretari për bashkëpunim ndërkombëtar, Këshilli Ekzekutiv, përkatësisht udhëheqësia.

Momentalisht zëvendëskryetare e LSDM-së është Radmilla Sheqerinska e cila paralajmëroi dorëheqjen, sekretar i përgjithshëm është Ljupç Nikollovski, ndërsa nënkryetarët janë Mila Carovska, Oliver Spasovski, Kosta Petrov dhe Muhamed Zekiri.

Gjatë ditës së djeshme kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev nuk dëshiroi të flasë se kush do të ishte në pozitë udhëheqëse, duke thënë se partia e tij është e hapur për njerëzit të ri./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post LSDM sot zgjedh zëvendëskryetarin dhe anëtarë së Këshillit Qendror appeared first on Telegrafi.