LSDM opozitare ka reaguar për siç thonë ata, një tender të dyshimtë dhe korruptiv për testin për patentë shoferi që përfundoi tek këshilltari i OBRM-PDUKM-së.

Nënkryetarja e LSDM-së Kaja Shukova thotë se ky skandal ngre pyetje serioze në lidhje me abuzimin e institucioneve për interesa biznesi dhe përvetësimin e parave të qytetarëve.

“MPB, nën udhëheqjen e ministrit Pançe Toshkovskit, i dha një tender prej një milion denarësh për licencë për organizimin e testit për vozitje në rajonin e Pellagonisë kompanisë së sapoformuar ‘Super Driver’. Pas kësaj kompanie qëndron një funksionar i OBRM-PDUKM-së dhe këshilltar në Këshillin e Komunës së Kërçovës, Filip Mitreski. Përmes kompanisë ‘Street Ride’, e cila zotëron ‘Super Driver’.

Si e ka ditur se për disa muaj do të nënshkruhet tender që funksionari i OBRM-PDUKM-së e ka hapur kompaninë pikërisht për këtë qëllim? Ky është shembull i korrupsionit dhe skemave të tenderëve të OBRM-PDUKM-së. Ky nuk është rasti i parë. Përkundrazi”, tha Shukova.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

LSDM kërkon nga Komisioni Shtetëror për Antikorrupsion që të hapë lëndë dhe të veproj. Ndërsa të njejtën gjë e kërkon edhe nga Prokuroria Themelore Publike.

The post LSDM: Tender i dyshimtë, testi për patentë shofer përfundoi tek këshilltari i OBRM-PDUKM-së appeared first on Telegrafi.