Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “OBRM-PDUKM është nervoze për shkak se ra poshtë përpjekja për ta fshehur faktin se Mickoski bëri përpjekje për ta sabotuar aksionin policor përmes zbulimit të informacioneve”.

“Nëse Mickoski i cili është mbrojtës i krimit ka qenë i shqetësuar për sundimin e së drejtës në shtet siç thotë ai, të gjitha dëshmitë për këtë aksion është dashur t’i çoj në prokurori, por ai mbeti në anën e kriminelëve, duke publikuar informacione me qëllim që ta sabotojë aksionin policor”, thonë nga LSDM.

Sipas tyre, një veprim i tyre rrezikon hetimin policor dhe këtë Mickoski e din.

“Qeveria e udhëheur nga LSDM nuk do të bëjë kompromis me krimin, ndërsa ai që ka shkelur ligjin duhet të mbajë përgjegjësi”, thuhet në njoftimin e LSDM-së./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

LSDM thotë se Qeveria nuk bën kompromis me krimin shkruan Telegrafi.