Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski mori pjesë në një takim partiak për zgjedhjet në selinë e partisë në pushtet OBRM-PDUKM, kështu deklaruan sot nga opozitarja LSDM.

Nga LSDM kanë akuzuar Toshkovskin se e ka partizuar MPB-në, madje pjesëtarët e policisë kundër ligjit po marrin pjesë nëpër tubimet partiake.

“Në të njëjtin takim mori pjesë edhe inspektori i policisë në Departamentin e Punëve të Brendshme të Prilepit, Sasho Josifoski, gjë që është një shkelje e drejtpërdrejtë e Ligjit për Punët e Brendshme. Natyrisht, policia partiake e Toshkovskit është vënë plotësisht në funksion të OBRM-PDUKM-së në vend të procesit zgjedhor. Ky është një abuzim flagrant i institucioneve për qëllime partiake. Ministri Toshkovski, në vend që të garantojë pavarësinë dhe profesionalizmin e strukturave policore, po e shndërron policinë në një shërbim të OBRM-PDUKM-së. LSDM kërkon shkarkimin e inspektorit të policisë, pezullimin, procedurat disiplinore dhe përgjegjësinë nga Toshkovski”, thuhet në deklaratën e LSDM-së.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";