Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë përshëndeti votimin e deputetëve në Kuvend për ndryshimet ligjore në marrëdhëniet e punës që e bëjnë të dielën ditë jopune. Nga atje thonë se kjo ka qenë një nga kërkesat e tyre më të rëndësishme deri më tani, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në kontekstin e krizës globale shëndetësore, të shkaktuar nga coronavirusi, është treguar se e diela duhet të jetë ditë jo pune për të gjithë punëtorët. Nëpërmjet dialogut social me Qeverinë dhe punëdhënësit, me votimin e sotëm në Kuvend nga deputetët, arritëm të sigurojmë këtë të drejtë të punëtorëve.

Një nga kërkesat kryesore të protestës së LSM-së të mbajtur më 12.12.2021, është votuar nga deputetët dhe më në fund fillon të zbatohet nga 1 janari 2022”, thuhet në reagimin e LSM-së.

Nga atje shtojnë se tani 92 për qind e punëtorëve do të pushojnë, dhe ata 8 për qind që punojnë në aktivitete në të cilat procesi i punës nuk mund të ndërpritet, për punën të dielën do të marrin të paktën 50% shtesë në pagë për çdo orë të punuar të dielën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Na LSM thonë se sindikatat e bashkuara në këtë organizatë tashmë kanë siguruar rritje 100% të pagave për punë në javë me marrëveshje kolektive./Telegrafi/

The post LSM: 92 përqind e punëtorëve do të pushojnë të dielave appeared first on Telegrafi.