Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) kërkon takim urgjent me kryeministrin, zëvendëskryeministrin për çështje ekonomike dhe ministrat e financave dhe të punës dhe politikës sociale për kërkesën për rritje lineare të pagave prej 2.806 denarë.

LSM-ja ka reaguar këtë fundjavë se buxheti suplementar nuk parashikon mjete për këtë qëllim, siç ishte premtuar gjatë negociatave për Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive për sektorin publik.

“Sipas rebalancit të prezantuar të Buxhetit nga Ministri i Financave dhe analizës së LSM-së, nuk kemi parë se ka paraparë mjete për rritje lineare – solidariteti të pagave në vlerë neto prej 2.806 denarë, siç kërkohet nga LSM në marrëveshjen kolektive për sektorin publik dhe gjatë negociatave që i zhvilluam me ekipin e ministrave, u siguruam se me rebalancin e buxhetit do të kemi rritje lineare”, tha në deklaratë për MIA, kryetari i LSM-së, Darko Dimovski.

Nëse kjo nuk ndodh me buxhetin suplementar, sindikata njofton se nga shtatori do të kërkojë rritje të pagave për 18.4 për qind, duke u bazuar në nenin 8 të Ligjit për pagën minimale, i cili parashikon harmonizimin e pagave të tjera me pagën minimale.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

LSM nuk e përjashton mundësinë e grevës së përgjithshme, nëse premtimi nuk realizohet.

LSM kërkon takim urgjent me Qeverinë për rritje lineare të pagave për 2806 denarë shkruan Telegrafi.