
“Protesta është mënyrë për të shprehur pakënaqësinë me nivelin e pagave të punëtorëve në Maqedoni, të cilat janë më të ulëtat në rajon, për të mos përmendur rajonin më të gjerë. LSM u bën thirrje të gjithë atyre që mendojnë mirë për punëtorin të na bashkohen në protestën nesër”, tha sindikalisti i parë në vend, Slobodan Trendafilov, në lidhje me protestën e nesërme të 1 Majit të organizuar nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.
Trendafilov theksoi se kur punëdhënësit dhe Qeveria të rrisin pagat, punëtorët do të jenë në gjendje të blejnë sanduiçe, si dhe shumë gjëra të tjera për familjet e tyre.
“Në protestën e nesërme nuk do të shpërndahen sanduiçe”, theksoi kryetari i LSM-së.
Trendafilov shpreh keqardhje që disa nga shoqatat e tjera sindikale po shkaktojnë dëm dhe tha se “kur sindikalistët mbështesin politikat qeveritare, kjo është gjithmonë në dëm të punëtorëve”./Telegrafi/
The post LSM nesër në protesta: Pagat e punonjësve në Maqedoni janë në të ulëtat në rajon appeared first on Telegrafi.