Drejtorja e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Sanja Lukarevska, në konferencë për shtyp tha se 5.537 qytetarë kanë dhuruar paratë nga kthimi i TVSH-së në sektorin shëndetësor.

Ajo thotë se në periudha të vështira kur shteti është ballafaquar me krizë ekonomike dhe shëndetësore nga coronavirusi, aplikacioni “TVSH-ja ime” ka dëshmuar edhe aspektin humanitar.

“Me ndryshime ligjire, përdoruesve të “TVSH-ja ime” u ofruam opsion për donacion dhe jam krenare që një pjesë e tyre e shfrytëzuan, nga ku 5.537 qytetarë e kthejnë TVSH-në dhe e dhuruan në sektorin shëndetësor prej 5.8 milionë denarë”, theksoi Lukarevska./

Ndryshe, kthimi i TVSH-së për muajt prill, maj dhe qershor përfundoi dje në mesnatë, ndërsa tani ka nisur kthimi i TVSH-së për tre muajt e ardhshëm./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Lukarevska: 5.537 qytetarë dhuruan paratë nga “TVSH-ja ime” në sektorin shëndetësor shkruan Telegrafi.