Lumi Vardar në rajonin e Tetovës është mjaft i ndotur.

Në një video të publikuar prej portalit “Tetovo Info” vërehet ndotja e madhe e ujit pranë fshatit Kopanicë të Tetovës ku shihen në ujë shumë shishe plastike.

Shiu i rrëmbyeshëm që ka rënë ditët e fundit ka rritur nivelin e Vardarit, dhe uji në rritje po tërheq mbeturina nga dhjetëra deponi të paligjshme përgjatë brigjeve të lumit nga burimi i tij në rajonin e Gostivarit deri në vendin ku janë bërë pamjet filmike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";