Lutkov: Ministrinë e Kulturës e gjetëm me borxhe, pa strategji dhe me institucione të shkatërruara, sot kemi një rifillim të plotë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot nuk po flasim për përmbushjen e detyrimeve të përkohshme ose raporteve administrative, por për një resetim dhe rinisje të plotë të kulturës dhe turizmit. Kjo është koha për qasje të reja, të orientimeve strategjike reformuese, për profesionistë dhe grupe të specializuar me energji dhe dëshirë për prosperitet.

Kështu ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov e filloi konferencën për media ku dha llogari për punën e kryer gjatë vitit të kaluar.

Siç theksoi Lutkovi, buxheti për kulturën për vitin 2025 është rritur për 55 milion denarë. Me planifikim të duhur të mjeteve, rritje të dukshme të programeve ka në programin dramatik për rreth 40 për qind, për ndërkombëtare dhe mbrojtje të pasurive audiovizive rritja është 30 për qind, për arte vizuale, arkitekturë, dizajn, aktivitetet e bibliotekave dhe botimeve është 25 për qind, ndërsa për herë të parë janë futur dhe buxhete të deleguara në 18 institucione.

“Në vitin 2024 trashëguam një kulturë pa strategji, pa prioritetet e përcaktuara dhe plan aksioni, një program vjetor me mjete të shkurtuara, investime të reduktuara në minimum pa dinamikë realizimi dhe institucione të shkatërruara plotësisht. Trashëguam borxhe prej 273 milionë denarë vetëm për shkak të pagave në institucionet kombëtare dhe lokale të cilat i siguruam menjëherë me ribalancin e Buxhetit. Për më tepër, siguruam edhe 71 milionë denarë për aktivitete programore dhe mbi 78 milionë për projekte për komunat. Nga perspektiva e sotme mund të them se kultura është përsëri në fokusin e skenës publike dhe jetës publike, po merr politika që sjellin rezultate reale, institucionet morën energji të re, ndërsa qytetarët një ofertë kulturore të pasur dhe cilësore”, theksoi ministri.

Advertisement

Ai informoi edhe se është realizuar konkursi vjetor i reformave për mbështetje të projekteve nga interesi kombëtar në kulturë dhe se për herë të parë janë sjellë akte të veçanta lidhur me procedurat për realizimin e konkurseve vjetore.

The post Lutkov: Ministrinë e Kulturës e gjetëm me borxhe, pa strategji dhe me institucione të shkatërruara, sot kemi një rifillim të plotë appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy