Eurokomisari për zgjerim, Oliver Varhelyi në Twitter kumtoi se është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë dhe se kanë biseduar për procesin inkuadrues me Shkupin dhe Tiranën.

“Diskutim i mirë me MPJ-në, Heiko Mass sot. Kemi shkëmbyer mendime për Ballkanin Perëndimor dhe nevojën për të shkuar përpara në procesin e zgjerimit në BE, përfshirë përmes hapjes së negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sa më shpejtë”, shkroi Varhelyi në Twitter.

Varhelyi dhe Maas kanë biseduar edhe për mbështetjen e BE-së për Ballkanin Perëndimor në luftën kundër pandemisë së Covid-19.

Maas dhe Varhelyi biseduan për integrimin e Maqedonisë dhe Shqipërisë në BE shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";