Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi se mbrëmë ka realizuar bisedë telefonike me presidentin bullgar Rumen Radev dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Macron shprehu gatishmërinë që t’i thërrasë në Paris, “që kur të vijë koha”, që përfaqësuesit e autoriteteve në Sofje dhe Shkup të përfundojnë një marrëveshje dypalëshe që do të mundësonte fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian, raporton “AFP”.

“Franca, e cila do të kryesojë Këshillin e BE-së deri në fund të këtij muaji, ka shtyrë për një zgjidhje të mosmarrëveshjes midis dy palëve javët e fundit”, tha Macron mbrëmë.

Në komunikatë thuhet gjithashtu se presidenti francez shprehu “mbështetjen e plotë për një marrëveshje ndërmjet dy palëve që do të kontribuonte në marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe do të konkretizonte perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut”./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Macron bisedë telefonike me Radevin dhe Kovaçevskin: Do të gjejmë zgjidhje “kur të vijë koha” appeared first on Telegrafi.