Deri dje gjithsej 220,733 qytetarë u vaksinuan në pikat e vaksinimit në Maqedoni.

Doza e parë e vaksinës u mor nga 4,123 qytetarë dje, ndërsa gjithsej 259,577 doza të vaksinave janë aplikuar në vend dhe 38,806 qytetarë janë rivaksinuar.

Sipas shifrave të fundit, 45.7% e popullsisë mbi 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine, 39% e popullsisë mbi 65 vjeç janë vaksinuar me të paktën një dozë vaksine.

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se vaksinimi është duke u zhvilluar pandërprerë në të gjitha pikat.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga MSH shtojnë se deri më tani, numri i njerëzve që kanë shprehur dëshirën për vaksinim përmes platformës në internet vakcinacija.mk është 398,243 qytetarë.

Maqedoni: 220.733 persona janë vaksinuar kundër COVID-19 shkruan Telegrafi.