Maqedoni, 234 gjoba për vozitje të shpejtë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Brendshme e RMV-së gjatë ditës së djeshme (09.10.2023), ka kryer kontroll të intensifikuar aksionar në territorin e gjithë shtetit për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me çka janë sanksionuar 234 drejtues automjetesh.

“Prej tyre 11 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe dy automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë. Në të njëjtën kohë, 136 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 98 jashtë vendbanimit”.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.

The post Maqedoni, 234 gjoba për vozitje të shpejtë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy