MPB Maqedoni informon se dje ka zbatuar kontroll të përforcuar në territorin e të gjithë vendit, kundër automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuara, me ç’rast janë gjobitur 236 shoferë.

“Prej tyre, tetë automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe katër automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë. Në të njëjtën kohë, 147 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 89 jashtë vendbanimit”.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni./Telegrafi/

The post Maqedoni, 236 gjoba për vozitje të shpejtë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";