25 mijë doza të vaksinës Astra Zeneka, janë në kufi për t’iu dalë afati. Këtë e kanë konfirmuar për “Alsat” nga Ministria e Shëndetësisë, të cilët kanë treguar se këto 25 mijë doza, kanë afat deri në nëntor të këtij viti.

Po ashtu, nga MSH, kanë treguar se posedojnë edhe 252 mijë e 680 doza të vaksinën Pfizer dhe 5 mijë doza të Sinovak-ut.

Nga MSH gjithashtu bëjnë me dije se rreth 30 mijë vaksina nga prodhuesi Pfizer, mbërrijnë çdo javë në vend.

“Vaksinimi dhe rivaksinimi me vaksinën e prodhuesit Pfizer është duke u zhvilluar, si dhe rivaksinimi me vaksinën nga prodhuesi Astra Zeneka. Sasitë aktuale nga prodhuesi Pfizer kanë afat deri janar/shkurt 2022, vaksinat nga prodhuesi Astra Zeneka kanë afat deri në nëntor 2021, ndërsa vaksinat nga prodhuesi Sinovak kanë afat deri në vitin 2023”, thonë nga MSH.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kujtojmë se në njoftimin e sotëm të MSH-së, është bërë e ditur se dje në vend janë aplikuar gjithsej 4961 doza vaksine, prej të cilave 1.721 janë aplikuar si dozë e parë, 1.030 janë rivaksinuar, ndërsa 2.210 qytetarë kanë marrë dozën e tretë të vaksinës.

The post Maqedoni: 25 mijë doza të vaksinës Astra Zeneka, janë në kufi për t’iu dalë afati appeared first on Telegrafi.