Në aksionin kontrollues të Ministrisë së Punëve të Brendshme për tejkalim shpejtësie në territorin e Maqedonisë së Veriut, dje janë gjobitur 135 shoferë.

Prej tyre 6 për tejkalim shpejtësie mbi 50 km/h më shumë se shpejtësia e lejuar dhe 1 për 70 km/h më shumë se shpejtësia e lejuar.

Nga MPB informojnë se 60 shoferë kanë shkelur rregullat e lejimit të shpejtësisë në vende të banuara, ndërsa 75 në vende të pabanuara.

Aksionet policore vazhdojnë çdo ditë, nga MPB apelojnë që shoferët të respektojnë rregullat e komunikacionit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Maqedoni: Gjobiten 135 shoferë për tejkalim shpejtësie appeared first on Telegrafi.