Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet kontrolluese në gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut, nga ku janë dënuar gjithsej 212 shoferë.

“Prej tyre 7 kanë tejkaluar shpejtësinë për mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, një automjet është lëvizur 70 kilometra më shumë se shpejtësie e lejuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ata shtojnë se 79 shoferë kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 133 jashtë vendbanimit.

Sipas MPB-së kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme, andaj ata bëjnë thirrje te qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rritet siguria në komunikacion./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Maqedoni, gjobiten 212 shoferë për tejkalim shpejtësie appeared first on Telegrafi.