Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska, sot në takim me përfaqësuesit e Unionit të nxënësve të shkollave të mesme thanë se mësimi në gjysmëvjetorin e dytë vazhdon me të njëjtat masa dhe rekomandime si dhe më parë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në takim u theksua se në gjysmën e dytë të vitit, mësimi në shkollat ​​fillore dhe të mesme vazhdon të zhvillohet në mënyrë onlajn. Përjashtim nga kjo bëjnë nxënësit nga klasa e parë deri në të tretën që ndjekin mësimet me prani fizike në klasë, në përputhje me kapacitetin e shkollave për të zbatuar planin dhe protokollet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe me miratimin e prindërve.

“Ne jemi duke e monitoruar situatën epidemiologjike dhe nëse në muajt e ardhshëm tregon stabilizim, ne do të marrim vendime të tjera, por kjo do të ndodhë pasi të jemi të sigurt se do të vazhdoj tendenca e zvogëlimit të të sapoinfektuarve me COVID-19”, tha Filipçe./Telegrafi/

Maqedoni, gjysmëvjetori i dytë vazhdon me masat dhe protokollet e njëjta shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";