Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka ngritur kallëzim penal ndaj një personi, i cili i kërcënoi gazetarët për vdekje. Për këtë bëri me dije Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë.

Deri këtu ka ardhur siç thotë SHGM, pasi më 22 mars personi ka reaguar përmes profilit të tij në Facebook, me tekste kërcënuese i cili ishte shoqëruar me fjalë vullgare ndaj disa mediumeve.

“Shoqata e Gazetarëve e përshëndeti këtë akt, por megjithatë porositi që hapi i ardhshëm të jetë aktivitet urgjent nga ana e prokurorisë dhe i gjykatës, me qëllim që siç thonë ato që i shkelin të drejtat e gazetarëve të përballen me drejtësinë”.

“Një publikim i tillë nga personi A.E shkakton ndjesi frike dhe jo sigurie nga rrezikimi i jetës së një pjese të gazetarëve të këtyre mediumeve dhe anëtarëve të familjeve të tyre. Pas urgjencës së SHGM-së dhe në koordinim me një pjesë të gazetarëve që janë të përfshirë në këtë rast, u dorëzua këresë deri në MPB për realizim urgjent të hetimit”, thonë nga SHGM./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Maqedoni: Kallëzim penal ndaj një personi për kërcënim të gazetarëve shkruan Telegrafi.