Oda e Pavarur Hotelierike (OPH) kërkon nga Qeveria në tërësi dhe në mënyrë të pakusht ta heqë vendimin për ndalimin e hyrjes për personat e pavaksinuar në një objekt hotelierik, duke theksuar se është vendim i kushtëzuar dhe i pazbatueshëm dhe i papranueshëm për shumë qytetarë të cilët dje dolën në protesta.

“Pas zërit të mbrëmshëm të qytetarëve të shprehur përmes protestave paralele në mbarë Maqedoninë, qeverisë nuk i ngelet asgjë tjetër por menjëherë pas një procedure të shkurtër ta heqë vendimin me të cilin dëshironte të zbatohet filtri eksperimental i kontrollit nëse dhe si sistemi i përzgjedhjes së qytetarëve mund të funksionojë në kohë pandemie të të a.q. të vaksinuar dhe të pavaksinuar, është paraparë të zhvillohet me shërbime për ruajtjen e rendit përmes hotelierëve dhe objekteve hotelierike nga 16 gushti”, thekson OPH në kumtesë.

Lidhur me deklaratën e ministrit Kreshnik Bekteshi, OPH kërkon nga Qeveria “në vend se të shqyrtojë çfarëdo mundësish të tjera si plotësime të vendimit dhe masës me të cilën ndalohet hyrja e personave të pavaksinuar në objektet hotelierike”, menjëherë të konvokojë seancë dhe ta shqyrtojë dhe miratojë kërkesën e tyre të dorëzuar më 10 gusht për heqjen e plotë dhe të pakusht të vendimit me procedurë të shkurtuar.

The post Maqedoni: Kërkohet të anulohet masa për posedim të certifikatës së vaksinimit për të hyrë në objektet hotelerike appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";