Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se Komisioni për Sëmundje Infektive, sot ka mbajtur mbledhje, në të cilën kanë rekomanduar që gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor 2021/2022 të fillojë me prezencë fizike.

Ky vendim përfshin nxënësit e të gjitha shkollave fillore dhe të mesme, por me respektimin e masave për parandalimin dhe mbrojtjen nga coronavirusi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në mbledhjen e Komisionit për Sëmundjet Infektive, ku mori pjesë edhe ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, është shqyrtuar gjendja aktuale epidemiologjike me Covid-19 në vend. Për shkak të rritjes së vazhdueshme të numrit të pacientëve të rinj dhe për zgjerimin e kapaciteteve spitalore, Komisioni rekomandoi që klinikat që më parë kanë funksionuar si qendra COVID në fazën e parë, Klinikën për sëmundje të lëkurës dhe Klinikën për neurologji në Shkup, në ditët në vijim të vazhdojnë punën si qendra të COVID-19 dhe të hapet një departament shtesë për COVID në QSHM “8 Shtatori”. Për këtë lajmërohen menjëherë të tria institucionet shëndetësore publike për të ndërmarrë të gjitha aktivitetet e nevojshme”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Nga MSH gjithashtu informojnë se sipas raporteve ditore nga repartet infektive dhe kovid-qendrat, për momentin të hospitalizuar janë gjithsej 573 pacientë, prej të cilëve 180 në Shkup./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Maqedoni: KSI rekomandon që mësimi të vazhdojë me prezencë fizike appeared first on Telegrafi.