Sot në Maqedoninë e Veriut kanë mbërritur 110.612 vaksina nga prodhuesi “Pfizer-Biontech”.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, në Facebook shkroi se vaksinat e mbërritura, për të cilat ka interesim të madh te qytetarët, do të shpërndahen te pikat vaksinuese përreth vendit me qëllim që të sigurohet proces i pandërprerë i vaksinimit.

Filipçe thotë se vetëm me vaksinim, mund ta ruajmë shëndetin tonë, por edhe të japim kontribut për ruajtjen e shëndetit kolektiv.

“Vaksinat janë të sigurta dhe efikase, paraqesin mënyrë të vetme për t’i dhënë fund pandemisë. Vaksinimi i përgjithshëm e zvogëlon shansin nga sëmundjet e Covid-19, zhvillimin e formës së rëndë të sëmundjes, hospitalizimin dhe vdekjen”, shkruan Filipçe./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Maqedoni: Mbërritën mbi 100 mijë vaksina të kompanisë “Pfizer” shkruan Telegrafi.