Mbi gjysmë milion euro do të shpenzohen për shënimin e festave siç janë 22 vjetori i Marrëveshjes së Ohrit, 2 Gushti – Dita e Republikës, 8 Shtatori, Dita e Pavarësisë, 11 Tetori – Dita e kryengritjes popullore dhe 8 Dhjetori – Dita e Shën Klimenti i Ohrit.

Edhe sivjet, ashtu siç ishte vitin e kaluar, rreth 100 mijë euro do të kushtojë 22 vjetori i Marrëveshjes së Ohrit. Edhe sivjet tenderin e fitoi “Arbëria Design”.

Kompania “Skopje Film Studio” është angazhuar në krijimin dhe realizimin e aktiviteteve për katër festat tjera shtetërore, kurse për këtë punë do të ndahen 350 mijë euro.

E njëjta kompani, “Skopje Film Studio”, është angazhuar edhe për të realizuar një manifestimin “Open Balkan”, për të cilën janë planifikuar të shpenzohen 150 mijë euro./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Maqedoni, mbi gjysmë milion euro për të shënuar festat shtetërore appeared first on Telegrafi.