Në vend, rreth 400.000 qytetarë tashmë janë vaksinuar, nga të cilët 240.000 janë rivaksinuar, ndërsa deri në fund të kësaj jave, do të përfundojë vaksinimi i të gjithë 60.000 aplikantëve që kanë bërë termin së bashku me qytetarët që janë vaksinuar në Serbi.

“Vaksinimi në terren do të fillojë të hënën, vaksinimi i fëmijëve nga 12 deri në 16 vjeç do të lejohet me vaksinën “Pfizer”, e cila aktualisht është e vetmja vaksinë që lejohet të përdoret sipas rekomandimeve në udhëzimet e brendshme për këtë kategori të fëmijëve në këtë moshë”, theksoi Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Ai shtoi se deri më tani nuk ka efekte anësore tek fëmijët e vaksinuar.

Filipçe më herët njoftoi se do të kryhen teste për vaksinimin e mundshëm të fëmijëve nga 12 deri në 16 vjeç. Qëllimi, sipas ministrit, është të zhvillojmë protokolle që do të lejojnë fëmijët të kthehen në shkolla me prani fizike nga 1 shtatori./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Maqedoni: Me “Pfizer” do të vaksinohen fëmijët nga mosha 12 deri 16 vjeç shkruan Telegrafi.