Zv.ministri i Drejtësisë Agim Nuhiu, njofton se janë tërhequr propozimet për faljen e disa të burgosurve.

Nuhiu në një postim në Facebook, të cilin e ka shoqëruar me një fotografi të përbashkët me ministrin e Drejtësisë Bojan Mariçiq, thotë se gjithnjë do të veprojnë për drejtësi.

“E informojmë opinion e gjërë se Propozimet për falje të inicuara nga Drejtoritë e burgjeve janë tërhequr nga ana e Ministrisë së Drejtësisë! Për kauzën e drejtësisë gjithnjë do të veprojmë!”, ka shkruar Nuhiu.

Mariçiq do të kërkoj konsultime dhe verifikime shtesë për listën me emrat e të burgosurve të propozuar për falje.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Përveç kësaj, sot po ashtu është anuluar edhe Mbledhja e Komisionit për falje në kuadër të presidencës. Kabineti i presidentit ka njoftuar anëtarë se mbledhja që ishte thirrur për sot në ora 14 anulohet, duke kërkuar falje për njoftimin e dërguar me vonesë.

Ndryshe, në listën e propozuar për falje, ndodheshin edhe Boban Iliq, i dënuar për vrasjen e Almirit 4-vjeçar, afaristi Sead Koçan dhe i dënuari për ngjarjet e 27 prillit, Aleksandar Vasilevski (Ninxha)./Telegrafi/

Maqedoni: Ministria e Drejtësisë tërheq propozimet për falje shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";