Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftojnë se deri tani votimi shkon mirë me disa probleme me pajisjet për identifikimin e personave ose ‘fingerprintave’.

Turmë ka në disa vendvotime në gjithë vendin për shkak të problemave që u paraqitën me pajisjet për identifikimin e personave përmes gjurmëve të gishtave. Disa qytetarë u ankuan se pajisja nuk i ka njohur dhe është dashur të votojnë në mënyrën e vjetër tradicionale.

nga KSHZ njoftojnë se në 11 vendvotime ka pasur ndalesë vonimi për mbi 1 orë për shkak të problemeve teknike, ndërsa në gjashtë vendvotime, votohet sipas mënyrës së vjetër.

“Në gjashtë vende po votohet në mënyrën e vjetër. Ka edhe disa me probleme teknike dhe nuk mund të ndryshohet pajisje për shkak të automjetit dhe bëhet fjalë për një numër të vogël të votuesve”, tha Dashtevski.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndryshe, në këto zgjedhje lokale për herë të parë votohet me pajisje për identifikim biometrik, ndërsa për këtë qëllim janë blerë 4 mijë pajisje të shpërndara në 3.480 vendvotime./Telegrafi/

The post Maqedoni, në 11 vendvotime do të zgjatet votimi për shkak të mosfunksionimit të ‘fingerprintave’ appeared first on Telegrafi.