Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e Natyrës, miratoi vendim për mbrojtjen e përkohshme të pjesës së Malit Sharr për të cilën procedura për shpalljen për zonë të mbrojtur në kategorinë II – park kombëtar është në zhvillim e sipër.

Mbrojtja e përkohshme e zonës së cilës i referohet Vendimit zbatohet deri në ditën e hyrjes në fuqi të Ligjit i cili do të shpallë një pjesë të Malit Sharr, park kombëtar. Kujtojmë se Projektligji është aprovuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe procedura parlamentare për miratimin e tij pritet të fillojë së shpejti.

Me miratimin e këtij ligji, Maqedonia e Veriut do të ketë parkun e parë kombëtar që nga shpallja e pavarësisë, që do të thotë se sipërfaqja totale e zonave të mbrojtura në nivelin kombëtar do të jetë 13.2 për qind e territorit të përgjithshëm./Telegrafi/

Maqedoni: Një pjesë e Malit Sharr vihet nën mbrojtje të përkohshme deri në miratimin e ligjit shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";