Mjekja Lilija Çollakova Dervishova për TV 21 thotë se gjendje me COVID-19 është stabile. Po ashtu edhe analizat javore të ISHP-së tregojnë se për 80% janë zvogëluar rastet në krahasim me javët e kaluara.

Për këtë arsye, Çollakova konsideron se nuk nevojiten masa kufizuese gjatë festave të vitit të ri, dhe jeta të vazhdojë me normalitet. Ajo thotë se shumica e qytetarëve tashmë kanë imunitet pasi që kanë qenë të infektuar ose janë të vaksinuar.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dje tha se nuk ka rrezik nga COVID-19 dhe se qytetarët duhet të festojnë pa kufizime.

Nga ana tjetër, shtetet evropian po mbyllen dhe vendosin masa shtesë për shkak të rasteve me COVID-19. Lloji Omicron është vërtetuar edhe në Shqipëri dhe Seria./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Maqedoni, nuk pritet të ketë kufizime gjatë vitit të ri appeared first on Telegrafi.