Kushdo që nuk do të jetë në gjendje të dëshmojë origjinën e pronës me vlerë mbi 30 mijë euro të blera vitin e kaluar, ajo do të konfiskohet, sipas draft versionit të Ligjit për Origjinën e Pronës, i cili miratohet për herë të parë në vend, tha sot zv. kryeministri përgjegjës për luftimin e korrupsionit Ljupço Nikollovski.

Ai foli për zbulimin dhe zvogëlimin e ekonomisë hije. Ky version i ligjit së pari do t’i dërgohet Komisionit të Venecias.

Ligji nuk do të zbatohet vetëm për zyrtarët, por për të gjithë qytetarët sepse përvoja tregon se zyrtarët u transferojnë pronat e fituara ilegalisht njerëzve të tjerë, dhe pas përfundimit të funksionit ata e kthejnë atë.

“Ky ligj përmes një procedure civile për konfiskim, të cilin ne po e prezantojmë, do të zbatohet për të gjithë personat që nuk do të jenë në gjendje të dëshmojnë origjinën e pronës në një periudhë të caktuar ligjore. Pra, do të zbatohet për të gjithë personat, jo vetëm për zyrtarët. Procedura do të jetë civile, e shpejtë, jo penale dhe do të ketë një prag të përshtatshëm i cili aktualisht është në versionin draft është 30 mijë euro”, tha Nikollovski sot në konferencën për shtyp të organizuar nga UNDP dhe Ministria e Financave./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Maqedoni: Pasuria mbi 30.000 euro do të konfiskohet nëse nuk keni dëshmi të origjinës shkruan Telegrafi.