Kanë filluar negociatat me prodhuesin e ilaçit “Molnupiravir”, thanë për AIM, nga Ministria e Shëndetësisë, nga ku theksuan se do të informojnë me kohë për prokurimin e këtij ilaçi.

Ilaçi “Molnupiravir” është në formë tabletash dhe mund të merret nga të gjithë pacientët që janë pozitivë për Covid-19.

Nga Ministria e Shëndetësisë, përcjell Telegrafi Maqedoni, thonë se ilaçi jepet në pesë ditët e para pas diagnostifikimit të virusit dhe nga provat e mëparshme klinike rezulton se shtrimi në spital me këtë medikament është reduktuar për 50 për qind.

Lidhur me vendosjen e masave të reja, pasi numri i rasteve aktive me COVID-19 është në rritje, nga Ministria e Shëndetësisë thonë se Komisioni për Sëmundjet Infektive dhe Instituti i Shëndetit Publik po monitorojnë situatën epidemiologjike në vend dhe në bazë të kësaj bëjnë rekomandime.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Sipas të dhënave nga analizat e bëra nga epidemiologët e ISHP-së, javën e kaluar nuk ka pasur rritje të shpejtë të numrit të rasteve pozitive me Covid-19. Nga rastet e reja pozitive të regjistruara nga 32 qytete të vendit, ka rritje prej 3,7 për qind krahasuar me javën e kaluar. Shumica e të infektuarve janë nga Shkupi. Nuk ka presion as në spitale. Gjithsej 423 pacientë me Covid-19 janë shtruar në të gjithë vendin në qendrat Covid. Deri më tani nuk ka propozime dhe rekomandime të reja nga Komisioni për Sëmundje Infektive për mbrojtje nga Covid-19”, thanë nga Ministria e Shëndetësisë./Telegrafi/

Maqedoni: Për momentin nuk planifikohen masa të reja kundër COVID-19 shkruan Telegrafi.