Sipas raportit javor të Institutit për Shëndet Publik, gjatë periudhës 10 maj deri më 16 maj 2021, janë testuar 16.773 materiale në laboratore që është për 6.3% më shumë se java e kaluar dhe janë regjistruar 674 raste të reja me coronavirus në 31 qytete, që është për 48.3% më pak në krahasim me javën e kaluar.

Rezultimi pozitiv gjatë kësaj periudhe është mes 1.8 deri 7.2% ose mesatarisht 4.0%, njofton Telegrafi Maqedoni.

Mosha më e prekur sërish është mosha mbi 60 vjet (240), pastaj vjen mosha 50-59 (114), mosha 30-39 (114), mosha 40-49 (111) dhe 20-29 (56). Më pak raste janë regjistruar te fëmijë e moshës 0-9 (6) dhe mosha 10-19 (33).

Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 2.646 persona dhe po ashtu ka pasur 65 raste vdekje në 15 qytete, që është për 38.1% më pak se java e kaluar. Më së shumti vdekje ka pasur te mosha mbi 60 vjet ose 54 persona, më pak 7 persona janë të moshës 50-59, 1 person i moshës 40-49 dje 1 person i moshës 30-39./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Maqedoni, për një javë janë regjistruar 674 raste të reja me COVID-19 shkruan Telegrafi.