92 shoferë janë gjobitur gjatë ditës së djeshme në kontrollin e përforcuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionim të automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar.

“Prej tyre, katër automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe një automjet me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Kështu, siç informon MPB-ja, 121 vozitës e kanë tejkaluar shpejtësinë në vend të banuar dhe 72 jashtë vendbanimeve”, thonë nga MPB.

Nga atje shtojnë se kontrollet e përforcuara vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

The post Maqedoni, për tejkalim shpejtësie, janë gjobitur 92 shoferë në mbarë vendin appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";