“Nga java e ardhshme përnjëherë do të paguhet rritja e pagave të vonuara prej 5% për punëtorët shëndetësorë, ndërsa nga muaji tjetër kjo do të paguhet rregullisht për pesë muaj si shtesë për punë me Covid”.

Këtë e deklaroi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili shtoi se sot janë transferuar mjetet për rritjen e pagave të të gjithë të punësuarve në sektorin shëndetësor, jo vetëm të punëtorëve shëndetësorë.

“Kishte një problem me sistemin e thesarit në Fond, i cili u kapërcye dje dhe nga e hëna do të fillojnë pagesat për rritjen e pagave. Kjo do të thotë që të gjitha detyrimet e mbetura nga muajt e kaluar, pesë për qind rritje duke filluar nga marsi, do të paguhen menjëherë javën e ardhshme, ndërsa nga muaji tjetër rregullisht për pesë muaj si shtesë për punë me kovid për të gjithë të punësuarit në sistemin e shëndetit publik”, tha Filipçe.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Maqedoni: Prej të hënën do të fillojnë pagesat për rritjen e pagave për punonjësit shëndetësor shkruan Telegrafi.