Prokurori publik Burim Rustemi, si përfaqësues i prokurorisë në rastin “Toplik”, siç ka paralajmëruar, me gjasë do të ankimojë aktgjykimin ndaj Dimitar Dimovskit, i cili nga Gjykata Penale – Shkup, sot u dënua me dy vjet burg me kusht.

“Në përgjithësi jam i kënaqur me dënimin e të akuzuarve, përveç që mendoj se ndoshta mund të ankohem për një nga të akuzuarit për të cilin nuk jam i kënaqur me dënimin, ai është personi Dimitar Dimovski, sepse qartë nga provat mendoj kishte përgjegjësi të konsiderueshme në veprën penale. Kjo rrjedh nga disa nga dëshmitë e dëshmitarëve të cilët thonë se ata dhe i akuzuari i parë kanë përjetuar presion në punën e tyre”, tha prokurori Rustemi.

Avokati i të akuzuarit të tretë Dimovski (nënkryetar i Komisionit për ofertim publik në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve), Panço Toshkovski njoftoi se do ta ankimojë aktgjykimin e sotëm, duke thënë se, siç tha ai, gjyqësori i Maqedonisë sot ka arritur fundin./Telegrafi/


Mile Janakievski dënohet me mbi tri vite burg
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Maqedoni: Prokurori Rustemi i kënaqur me aktgjykimin për rastin “Toplik” appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";