Qytetarët e Maqedonisë që janë vaksinuar në kalimin kufitar me Bullgarinë, vërtetim për marrjen e vaksinës dhe kodin për udhëtim duhet ta kërkojnë nga autoritetet shëndetësore bullgare.

Këtë e tha ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili shtoi se qytetarët që vaksinohen në shtete tjera, dokumentet për udhëtim me kod për pranimin e vaksinës, duhet t’i kërkojnë nga shtetet ku janë vaksinuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kudo që qytetarët tanë vaksinohen në vendet e tjera, atyre u lëshohet certifikatë nga ato shtete sepse seritë me të cilat vaksinohen qytetarët duhet të vendosen saktësisht”, tha Filipçe.

Ndryshe, Filipçe njoftoi se nga java tjetër do të lëshohet “pasaporta e gjelbër” maqedonase, gjegjësisht dokumenti që do të ketë një kod “QR” me të dhëna për datat në të cilat janë pranuar vaksinat, prodhuesi i vaksinave dhe të dhënat për antitrupat si dëshmi për kalimin e COVID-19./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Maqedoni: Qytetarët që vaksinohen në shtete tjera, certifikatat për udhëtim duhet t’i marrin nga ato shtete shkruan Telegrafi.