Kërkesa për rritjen e pagës minimale në 18 mijë denarë, sot duhet të gjendet në seancën e Këshillit ekonomiko-social, që sipas paralajmërimeve, duhet të mbahet në orën 15:00.

Për Lidhjen e Sindikatave të Maqedonisë, ky është afati i fundit, ndërsa nëse nuk arrihet marrëveshje, paralajmërojnë grevë të përgjithshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Qeveria e RMV-së thonë se paga minimale duhet të rritet, por zgjidhja sistematike duhet të kërkohet përmes dialogut midis partnerëve socialë.

Në seancën e sotme sipas paralajmërimeve të ministres për Punë dhe Politikë Sociale, pritet të hapet edhe çështja për ndryshimin e kritereve për pagën minimale.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Darko Dimovski pas takimit në Qeveri të hënën deklaroi se e mërkura është afati i fundit për përmbushjen e kërkesës së tyre.

Sindikata kërkon rritjen urgjente të pagës minimale prej 15.200 denarë aktualisht në 18.000 denarë, duke e argumentuar këtë kërkesë me rritjen e shpenzimeve të jetesës dhe me krizën ekonomike dhe energjetike. Kërkohet edhe rritje e pagave të tjera në shtet./Telegrafi/

 

Maqedoni: Sindikata, punëdhënësit dhe Qevera sot do t’i shqyrtojnë argumentet për pagën minimale shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";