Me dy avion transportues luftarak sot në ora 9 nga Bullgaria pritet që të arrijnë në aeroportin e Shkupit trupat e pajetë të 45 udhëtarëve të cilët humbën jetën në aksidentin tragjik të 23 nëntorit në autostradën “Struma”, në afërsi të qytetit të Pernikut në Bullgari.

Ndërkohë Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, që po angazhohet me sjelljen e trupave të tragjedisë së Bullgarisë, nëpërmjet një statusi në Facebook ka bërë me dije se gjatë ditës do të ndryshojë orari i pritjes së kufomave.

Ai njofton se pas transportit në aeroportin e Shkupit, me kërkesë të disa familjarëve, kufomat do të dërgohen në shtëpitë e tyre ose në varreza në mënyrë që të mbërrijnë para namazit të Xhumasë.

Më herët nga MPJ-ja ishte njoftuar se viktimave do të priteshin me homazhe në sheshin “Skënderbeu” në Shkup ku do të vendoseshin edhe kurora me lule në nder të tyre. Ndërsa i gjithë procesi i mbërritjes së viktimave nga aeroporti i Shkupit do të bëheshte live nëpërmjet një ekrani gjigand po në këtë shesh.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por mesa duket, familjarët e tyre nuk kanë qenë dakord me këtë agjendë shtetërore dhe kanë kërkuar që trupat t’u dorëzohen direkt familjarëve.

 

The post Maqedoni: Sot pritet të arrijnë trupat e pajetë të viktimave të aksidentit në Bullgari appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";