Grupi punues për ndryshime në Kodin Zgjedhor ku morën pjesë përfaqësues të LSDM-së, OBRM-PDUKM-së, BDI-së, Aleanca për Shqiptarët, BESA-së, Alternativa-së, E Majta, OBRM-Partia Popullore, LDP-së, DOM-it, Lidhjes Demokratike, si dhe ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski këtë pasdite, të organizuar nga Ministria e Drejtësisë, mbajtën takim në Klubin e deputetëve.

Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq shkroi në profilin e tij në Fejsbuk se takimi i parë u zhvillua në një atmosferë konstruktive.

“U hapën çështjet politike në lidhje me modelet zgjedhore dhe ndryshimet e mundshme. Të gjithë përfaqësuesit shprehën pikëpamjet e tyre, përkatësisht propozimet dhe mendimet e tyre mbi ndryshimet”, tha Mariçiq.

Ministri i Drejtësisë informoi në Fejsbuk se ishte rënë dakord që këto bisedime të vazhdonin javën e ardhshme dhe që do të ftohen edhe partitë parlamentare të bashkësive më të vogla etnike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Maqedoni, taimi i parë i grupit të punës për ndryshimin e Kodit Zgjedhor shkruan Telegrafi.