Maqedoni: Të gjithë shtetasit afganë rezultuan negativ për COVID-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Të gjithë shtetasit afganë që mbërritën në aeroportin e Shkupit mbrëmë rezultuan negativë ndaj COVID-19, njoftuan nga Qeveria për AIM.

Kur u pyetën nëse ndonjë prej qytetarëve afganë ishte pozitiv ndaj Kovid-19, nga Qeveria deklaruan se të gjithë ata ishin negativë në lidhje me testet.

“Të gjithë qytetarët që mbërritën nga Afganistani mbrëmë për qëndrim të përkohshëm janë negativë ndaj Kovid-19”, thonë nga Qeveria.

Me aeroplanë të kompanisë “Kamair” 149 shtetasit e parë nga Afganistani mbërritën në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit dje përmes Tbilisi, Gjeorgji.

Advertisement

The post Maqedoni: Të gjithë shtetasit afganë rezultuan negativ për COVID-19 appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy