Tetë milionë euro është vlera e kontratave që institucionet shtetërore kanë lidhur me kompanitë private të mekanizimit, punëtorëve, kripës dhe zhavorrit për mirëmbajtjen e rrugëve dhe rrugicave në kushte dimërore për sezonin 2021-2022, thuhet në raportin e Qendrës për komunikim me opinionin.

Sipas raportit, si në vitet e kaluara, edhe këtë vit, më së shumti para për këtë qëllim do të shpenzojë Ndërmarrja Publike për Mirëmbajtjen dhe Mbrojtjen e Autostradave dhe Rrugëve Rajonale – 5.2 milionë euro, që është 65% e vlerës së totalit të kontratave.

Qyteti i Shkupit dhe nëntë komunat e tjera të Shkupit këtë sezon do të shpenzojnë rreth 1.4 milionë euro për pastrimin e rrugëve dimërore dhe kripën së bashku.

Nga komunat tjera, Prilepi, Kumanova dhe Struga planifikojnë të shpenzojnë më së shumti para për mirëmbajtjen dimërore. Prilep – 195 mijë euro, Kumanova-146 mijë euro dhe Struga 98 mijë euro.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Konkurrenca në tenderë është jashtëzakonisht e ulët, mesatarisht 1.7 oferta për tender dhe më shumë se gjysma e tenderëve kanë qenë me vetëm një ofertë.

Kompania e minierave Dimax nga Demir Hisari me 7 milionë euro për dy vite ose 3.5 milionë euro në vit është në krye, sipas vlerës së kontratave.

Ende nuk janë shpallur kontratat për pesë tenderë, as shumat e tyre./Telegrafi/

Maqedoni: Tetë milionë euro do të shpenzohen për pastrimin e borës shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";