Inspektorati Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar, në konsultim me Ministrinë e Shëndetësisë, Agjencinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Qeverinë, përgatit modelin digjital për ofrimin e informacionit dhe vendimeve të izolimit tek qytetarët për shkak të infeksionit të konstatuar ose për shkak të kontaktit me personat me COVID- 19, njoftojnë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

“Modeli nënkupton që çdo qytetar që duhet të vijë tek vendimi tij, do të ketë akses përmes faqes së internetit për vendimin e tij për izolim pa pasur akses në të dhënat e qytetarëve të tjerë të cilëve u është lëshuar vendimi për izolim.

Për procedurën e qasjes në vendim që do të bëhet përmes një ueb platforme, qytetarët do të informohen me kohë brenda afatit të caktuar për aplikimin e mënyrës së re të dorëzimit të vendimit për izolim tek qytetarët”, njoftojnë nga Qeveria./Telegrafi/

Maqedoni: Vendimet për izolim do t’u shpërndahen qytetarëve përmes një platforme të internetit shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";