Në seancën e sotme të 55-të, Qeveria e Maqedonisë së Veriut, shqyrtoi  dhe ka miratuar Informacionin për iniciativën për lidhjen e Memorandumit të Mirëkuptimit për shkëmbim elektronik të të dhënave ndërmjet Drejtorisë doganore dhe Autoritetit të Pavarur të të Ardhurave Publike (OJF) të Greqisë dhe pranoi tekstin e harmonizuar të Memorandumit.

“Ky Memorandum Mirëkuptimi, në përputhje me legjislacionin e BE-së dhe legjislacionin kombëtar në fushën e shkëmbimit të të dhënave, mundëson masa për lehtësimin e trafikut rrugor në korridoret e gjelbra, masa kundër mashtrimit doganor, përshpejtimin e procedurave doganore dhe reduktimin e dokumenteve të nevojshme dhe kontrollet doganore”, thuhet në njoftimin e shërbimit për shtyp nga qeveria.

Maqedonia dhe Greqia me Memorandum për bashkëpunim doganor shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";